Si te dergosh SMS / mesazhe anonime nga interneti falas

Nese po kërkon menyra se si te dergosh SMS/mesazhe anonime nga interneti falas, atehere ketu je ne vendin e duhur per te gjetur zgjidhje. Ka disa faqe në internet që lejojnë të dërgosh SMS falas dhe pa regjistrim, në shume vende te botes. Keto sherbime jane ideale per te derguar SMS, ne rast se nuk keni oferte ne telefon apo deshironi te beni ndonje shaka me miqte tuaj. Keto sherbime kane kufizime per disa vende ndaj hidhini nje sy me radhe derisa te gjeni shtetin qe kerkoni apo ate qe funksionon ne menyre korrekte.

Shenim: Beni kujdes ne perdorimin e tyre per te evituar ngarkimin e ndonje pagese dhe gjithashtu mos abuzoni duke derguar SMS per qellime te keqija. Ky udhezues ka vetem qellim informativ dhe nuk mbajme asnje pergjithesi mbi perdorimin qe do i beni informacionit te dhene.

Permbajtja

Si te dergosh SMS/mesazhe anonime nga interneti falas

Tani le te futemi ne teme dhe te fillojme te shpjegojme se si te dergosh SMS/mesazhe anonime nga interneti falas. Duhet te keni parasysh se keto sherbime mund te perdoren si nga browser/shfletuesi i kompjuterit, ashtu edhe nga browseri i telefonit tuaj inteligjent.

Afreesms

Si te dergosh SMS / mesazhe anonime nga interneti falas

Afreesms eshte sherbimi me i perdorur ne te gjithe boten ne lidhje me temen qe po flasim. Ai eshte shume i thjeshte dhe ka nje nderfaqe perdoruesi shume intuitive. Per te perdorur sherbimin klikoni ne këtë faqe dhe zgjidhni shtetin ku deshironi te dergoni SMS, nga lista e shteteve qe shfaqen poshte hartes se botes. Tani plotësoni fushat e kërkuara për të vazhduar me dërgimin e mesazhit. Ndryshe mund te shkoni ne seksionin Send free SMS dhe te zgjidhni shtetin nga kutia e shfaqur ne ekran, prane prefiksit ose flamurit.

24 SMS

Si te dergosh SMS / mesazhe anonime nga interneti falas

Nje menyre tjeter se si te dergosh SMS/mesazhe anonime nga interneti falas eshte te perdoresh kete faqe. Ajo ju lejon të dërgoni mesazhe falas kudo dhe pa regjistrim. Nje karakteristike shtese e ketij sherbimi eshte fakti qe lejon te specifikosh emrin e derguesit.

SendSMSNow

Si te dergosh SMS / mesazhe anonime nga interneti falas

E pajisur me një ndërfaqe përdoruesi shumë të lehtë dhe intuitive, edhe pse është në gjuhën angleze, SendSMSNow është një mjet i shkëlqyeshëm për t’u përdorur në rast nevoje, nese do te dish se si te dërgosh SMS/mesazhe anonime nga interneti falas pa kufi. Mjafton të specifikoni prefiksin dhe të shkruani numrin e marrësit, emrin e dërguesit dhe deri në 130 shkronja në trupin e mesazhit. Tani mund të vazhdoni me dërgimin.

Openingtextonline

Si te dergosh SMS / mesazhe anonime nga interneti falas

Nje tjeter sherbim qe duhet te permendim ne lidhje me temen se si te dergosh SMS/mesazhe anonime nga interneti falas eshte Openingtextonline. Ai përdoret gjerësisht për të dërguar SMS falas nga Interneti në një mënyrë të shpejtë dhe praktike, me një procedurë të ngjashme me shërbimet e treguara tashmë më lart. Ndryshe nga sherbimet e tjera ketu keni mundesine te ngarkoni edhe foto, video ose audio deri ne 300 KB max. Ne rast se deshironi te merni pergjigje nga personi te cilit i keni shkruar, duhet te jepni adresen tuaj te email-it dhe pergjigja do ju dergohet automatikisht.

PumpSMS

Një shërbim qe duhet te permendim mbi temen se si te dërgosh SMS/mesazhe anonime nga interneti falas eshte PumpSMS. Ai ju lejon të dërgoni mesazhe për shumicën e operatorëve aktivë në të gjithë botën. Pasi të vizitoni PumpSMS, zgjidhni një server SMS duke e klikuar ne server1 ose server2. Keni mundesine te zgjidhni edhe server per te derguar mesazhe zanore apo per te mare SMS/mesazhe (receive SMS). Ndryshe klikoni direkt ne butonin me shkrimin Send Free SMS Worlwide Start Here qe ndodhet ne mes te faqes, poshte listes me servera. Tani vendosni prefiksin e shtetit dhe futni numrin e telefonit të marrësit. Përfundoni duke shkruar mesazhin tuaj dhe dërgojeni atë falas.

EFree SMS

Thjesht shkoni në faqen e shërbimit, tregoni shtetin e destinacionit nga menuja Select country, shkruani numrin e marrësit në kutine Enter Number (sigurohuni që të specifikoni prefiksin ndërkombëtar). Pastaj shkruani mesazhin qe deshironi, i cili mund te jete i gjate deri ne 100 shkronja dhe në fund klikoni në Verifiko captcha dhe Send. Shërbimi mund të përdoret pa kosto por mesazhi ka mundesi qe mos te dergohet direkt.