Si te shikosh nese nje numer telefoni eshte aktiv

Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te shikosh nese nje numer telefoni eshte aktiv. Me fjale te tjera, nese deshironi te dini nese nje numer telefoni ekziston apo jo dhe nese eshte apo jo funksional/aktiv (dmth nese mund ta telefononi nese deshironi), atehere ketu jeni ne vendin e duhur per te mesuar se si behet. Ne fakt, ju nuk do keni nevoje qe te telefononi apo shkruani mesazhe numrit ne fjale! Do mjaftoj qe te perdorni disa sherbime ne internet, te cilat ne pak caste ju tregojne nese numri eshte i vlefshem (dmth aktiv) apo jo. Per te gjitha detajet vazhdoni lexoni me tej.

Permbajtja

Si te shikosh nese nje numer telefoni eshte aktiv: Experian

Si te shikosh nese nje numer telefoni eshte aktiv

Le te fillojme kete udhezues duke ju shpjeguar se si te veproni per te verifikuar gjendjen e nje numri telefoni duke perdorur Experian. Ky eshte nje sherbim ne internet, i cili ju lejon te arrini qellimin tuaj ne disa hapa. Per ta hapur ate mund te perdorni cdo shfletues/browser (prsh Chrome ose Safari) nga telefoni apo kompjutri juaj.

Per te filluar shkoni ne faqen e tij zyrtare, duke klikuar ketu. Si fillim zgjidhni prefiksin e shtetit te cilit i perket numri qe do kontrolloni duke levizur ne listen ku shfaqet flamuri i shtetit. Tani shkruani numrin e telefonit pa prefiks (pa zero nese kerkoni nr shqiptar prsh: 692254761). Ne kete pike nuk ju ngelet vecse te shtypni butonin blu Validate phone number dhe nese numri eshte i vlefshem dhe aktiv, atehere do ju shfaqen informacionet mbi te si dhe shkrimi Verified (Number format validated and number verified).

Tani mund te shikoni informacione si: status (verified), operatori telefonik (prsh Vodafone), Country (Albania), network status (Available) etj. Per te qene te sigurt qe numri eshte aktiv, artikulli “status” duhet qe te kete te shkruar “Verified” ne te djathte dhe artikulli “network status” duhet te kete te shkruar “Available”.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Sherbimi ju jep mundesine qe te kontrolloni deri ne 10 numra telefoni falas.

Si te shikoni nese nje numer telefoni eshte aktiv: Dexatel

Nje sherbim tjeter online, me ndihmen e te cilit ju mund te kontrolloni falas, nese nje numer ekziston dhe eshte apo jo aktiv, eshte Dexatel. Ai ju lejon qe te kontrolloni deni ne 3 numra falas. Per te anashkaluar kete kufizim, ju mund te perdorni nje VPN falas (prsh Windscribe, Proton VPN etj) dhe te ndryshoni serverin me te cilin jeni lidhur cdo here qe mbaroni tre mundesite ne dispozicion. Per ta hapur ate mund te perdorni cdo shfletues/browser (prsh Chrome ose Safari) nga telefoni apo kompjutri juaj.

Per te vazhduar me verifikimin e numrit te telefonit, shkoni ne faqen zyrtare te sherbimit duke klikuar ketu. Tani ne fushen ku shkruan Phone Number klikoni/shtypni dhe shkruani numrin e telefonit qe deshironi. Ai duhet te kete edhe prefiksin perpara, prsh per Shqiperine 00355692254645. Vendosni shenjen ne kutine qe thote se nuk jeni robot dhe pastaj shtypni butonin Check. Nese numri eshte i vlefshem, do ju shfaqet nje shkrim qe thote se numri eshte Valid (dmth i vlefshem) ose Not Valid (jo i vlefshem).