Store ku te shkarkosh app per telefon Android falas

Ne kete artikull do te flasim per dyqane/store ku te shkarkosh app/aplikacione per telefon Android falas. Me disa klikime do ti gjeni te instaluara ne telefonin tuaj dhe gati per ti perdorur.

Google Play Store ka aplikacione për Android të të gjitha llojeve, por duhet ta dini se ka disa dyqane alternative për Android, të krijuara për të përmbushur nevoja specifike ose thjesht për të pritur ato aplikacione që shkelin politikën e Google Play Store dhe qe nuk mund ti gjeni te ky i fundit.
Në këtë artikull do flasim per të gjitha dyqanet më të mira alternative ndaj Google Play Store si dhe per karakteristikat e tyre.

Te instalosh app nga dyqane te tjera per Android, nuk shkakton ndonjë problem me funksionimin e Play Store. Dyqanet alternative funksionojnë veçmas nga Play Store dhe nuk ndërhyjnë me të dhe me njëri tjetrin, kështu që ju mund të mbani disa dyqane te instaluar ne telefon apo tablet dhe te perfitoni nga karakteristikat e tyre ne te njejten kohe.

Shenim: Beni kujdes se cfar instaloni sepse ekzistojne app te cilat mund ti shkaktojne deme telefonit. Vendi me i sigurte nga i cili te shkarkoni app ngelet gjithmon Google Play Store.

Permbajtja

Informacione Paraprake

Para se të përdoresh dyqane/store alternative ku te shkarkosh app/Aplikacione per telefon Android falas, duhet të aktivizosh opsionin e Origini/Sorgenti sconosciute që gjenden në çdo smartphone Android. Thjesht shkoni te Cilësimet/Impostazioni/Settings dhe më pas tek artikulli i Sigurisë/Sicurezza dhe aktivizoni opsionin per te instaluar apk nga burime te panjohura, domethen te ndryshme nga Play Store.

Aptoide per Android

Aptoide eshte nje nder ato dyqane/store ku te shkarkosh app/aplikacione per telefon Android falas. Ai eshte shumë i veçantë, sepse nuk ka një infrastrukturë të personalizuar, por të gjithë mund të krijojnë kanalin e tyre (repo ose repository) dhe të shpërndajnë aplikacionet e tyre falas.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Në këtë dyqan aplikacionesh për Android mund të gjesh vërtet gjithçka: aplikacione falas, aplikacione me burim të hapur, aplikacione të modifikuara dhe aplikacione potencialisht të rrezikshme. Një badge (me shkrim i besuar/Trusted) identifikon aplikacionet që ekipi i Aptoide ka verifikuar si të sigurta.

Pavarësisht rreziqeve të mundshme të pranishme në dyqan, kerkime te pavarura e kane klasifikuar Aptoide si dyqani alternativ më i sigurt.

Aptoide është i ndertuar shumë mirë dhe ka një ndërfaqe shumëngjyrëshe, moderne, të lehtë për t’u përdorur dhe tërheqëse.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Dyqani është në dispozicion në dy versione, një për smartphone dhe tableta dhe një dedikuar për TV box dhe TV Android. Të dy mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të Aptoide.

Fdroid per Android

Ky është një tjetër nder ato dyqane/store ku te shkarkosh app/aplikacione per telefon Android falas, i cili e përcakton veten si një katalog i programeve falas dhe me burim të hapur/software free ed open source. Eshtë një dyqan shumë i sigurt, plot me aplikacione falas dhe të hapura. Projekti mirëmbahet vetëm falë donacioneve, kështu që nuk do të gjeni reklama.

Ndërfaqja e aplikacionit është shumë e saktë dhe e bërë mirë, mjaftojnë vetëm disa klikime për të gjetur aplikacionin që ju intereson nëse është i disponueshëm. Studime te jashme shprehen se praktikisht 100% e aplikacioneve në këtë dyqan janë të sigurta.

Nëse dëshironi ta shkarkoni, mund të shkoni direkt në faqen zyrtare të Fdroid.

Uptodown per Android

Një tjeter nder ato dyqane/store ku te shkarkosh app/aplikacione per telefon Android falas eshte Uptodown. Aty mund te gjeni shume aplikacione dhe nuk ka asnjë mënyrë pagese, as ka shërbim reklamash.

Aplikacioni është shumë i përshtatshëm dhe i përkthyer ne gjuhe te ndryshme. Ai ju lejon gjithashtu të zgjidhni se në cilën memorie të pajisjes doni të shkarkoni skedarët.

Aplikacionet në Uptodown skanohen automatikisht përmes antiviruseve të ndryshëm, por ne gjithmonë ju këshillojmë t’i kushtoni vëmendjen e duhur.

Nëse dëshironi të shkarkoni Uptodown mund ta gjeni në faqen zyrtare të Uptodown.

Amazon App Store per Android

Ky është dyqani i aplikacioneve qe ofron Amazon. Ofron shumë aplikacione me ulje cmimi ose falas. Fatkeqësisht, programi Undergroud, i cili dhuronte falas shumë aplikacione të shtrenjta, është mbyllur.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Dyqani Amazon mbetet një alternativë e mirë, pasi ka një katalog të gjere aplikacionesh. Tani ai është një pjesë e aplikacionit te Amazon, por vetëm nëse është i instaluar nga jashtë Play Store (sipas politikës së Google, Play Store nuk mund të shpërndajë dyqane alternative).

Nëse dëshironi të provoni dyqanin e Amazon mund ta gjeni në këtë adresë.

ApkMirror per Android

ApkMirror eshte nje nder ato dyqane/store ku te shkarkosh app/aplikacione per telefon Android falas dhe ofron nje koleksion te gjere me aplikacione.

Ka nje nderfaqe perdorimi te thjeshte dhe intuitive. Per te kerkuar nje aplikacion mjafton qe te futesh emrin ne shiritin e kerkimit dhe me pas te shtypesh enter. Ndryshe nga dyqanet e tjera alternative dhe nga Play Store, apkMirror te jep mundesine qe te shkarkosh versione te ndryshme te te njejtit aplikacion. Kjo do te thote qe: nese deshiron te instalosh nje version me te vjeter dhe me te lehte te facebook (per shembull), pasi te kesh kerkuar app ne fjale do te shfaqet lista me versionet e ndryshme sipas dates se leshimit. Tani ngelet te zgjedhesh versionin e deshiruar. Per te vizituar dhe shkarkuar dyqanin ne fjale vizitoni faqen zyrtare duke klikuar ketu.

ApkPure per Android

Nëse po kërkoni një dyqan të shpejtë, me shumë aplikacione për të provuar dhe komentuar, ApkPure është padyshim për ju.

Në fakt, ai ofron një katalog të rëndësishëm të aplikacioneve (të kategorizuar sipas llojit dhe zhvilluesit) dhe shumë renditje, në mënyrë që të zbuloni aplikacionet më të mira për secilën kategori.

Nëse dëshironi të provoni ApkPure mund ta gjeni në këtë faqe.

SlideMe per Android

Eshtë një dyqan aplikacionesh me më pak disponueshmëri të aplikacioneve sesa dyqanet e tjera të përmendura më lart dhe aplikacionet nuk azhurnohen gjithmonë në versionin e fundit.

Një aspekt pozitiv ka të bëjë me sigurinë, aplikacionet në dyqan janë testuar manualisht nga ekipi para se të futen. Client SlideMe është plotësisht në anglisht dhe italisht. Ai ka një temë të errët.

SlideMe është i disponueshëm falas në kete adrese (kjo është faqja zyrtare në internet).

Getjar per Android/iOS

Ky dyqan mbështetet nga një komunitet veçanërisht i madh. Sidoqoftë, nuk rekomandohet përdorimi i tij, sepse sipas kerkimeve te pavarura ai ka një numër të madh të aplikacioneve që përmbajnë malware.
Getjar nuk është një dyqan vetëm për Android por është gjithashtu i disponueshëm për sisteme të ndryshme mobile: mbështet iOS, Windows 10 Mobile dhe BlackBerry OS.
Në këtë treg ka shpesh oferta ditore që japin aplikacione falas edhe pse zakonisht paguhen. Reklamat jane pjese në këtë dyqan.

Nëse dëshironi ta provoni gjithesesi, mund të shkarkoni aplikacionin Getjar nga kjo adresë.