Si te shkarkosh libra falas nga Google Books

Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te shkarkosh libra falas nga Google Books. Ky i fundit eshte mjeti i zhvilluar nga Google për të lejuar konsultimin e të gjitha teksteve antike dhe tregetare, te kthyera në formë të dixhitalizuar dhe gati per eBook readers.

Megjithate kini parasysh se shkarkimi i librave falas nga Google Books është i realizueshëm, por kjo ndodh kur librat nuk mbrohen më nga e drejta e autorit dhe për rrjedhojë janë të aksesueshem lirisht për të gjithë te interesuarit. Përsa i takon librave te tjerë, dmth atyre me pagesë, në varësi të marrëveshjes së lidhur me botuesin që zotëron të drejtat, mund të shkarkohen pjesë ose vetëm të dhënat treguese të të njëjtit, por jo teksti i plotë. 

Permbajtja

Si te shkarkosh libra falas nga Google Books

Duke marrë parasysh sqarimet e bëra në fillim të udhëzuesit, le të shohim menjëherë se si të shkarkojmë libra nga Google Books falas. Operacioni është i realizueshëm qofte nga një kompjuter ashtu edhe nga telefonat inteligjentë dhe tabletët.

Në rastin e parë mund të bëni gjithçka nga faqja e internetit e Google Books/Libri, ndërsa në rastin e dytë mund të mbështeteni edhe në aplikacionin Google Play Books/Libri. Më poshtë do të gjeni gjithçka të shpjeguar në detaje.

Si te shkarkosh libra falas nga Google Books: Nga kompjutri

Si te shkarkosh libra falas nga Google Books

Për të shkarkuar libra nga Google Books falas duke përdorur kompjuterin tuaj, hapi i parë që duhet të bëni është të hapni shfletuesin që përdorni zakonisht për të shfletuar internetin (prsh. Chrome ose Safari), pastaj lidhuni me faqen kryesore të shërbimit dhe shkruani në fushën e kërkimit që gjeni në qendër të ekranit, titullin ose fjalët kyçe që lidhen me librin e interesit tuaj, me pas duhet të shtypni butonin me xham zmadhues që ndodhet në të djathtë.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Zgjidhni, midis rezultateve të kërkimit, librin që dëshironi të shkarkoni (ato të disponueshme për shkarkim duhet të jenë ato me butonin Lexo/Leggi/Read prane tyre) dhe brenda pak çastesh do të hapet lexuesi përkatës online. Më pas klikoni në butonin (x) që ndodhet lart djathtas për ta mbyllur dhe lëvizni treguesin e mausit te butoni Shkarko/Scarica/Downoad [formati i skedarit] që gjendet në qendër të faqes, pak poshtë titullit të librit.

Nëse kërkohet, shkruani karakteret e shfaqura në ekran, në kutinë e duhur, dhe klikoni Dergo/Invia/Submit. Nëse ajo që keni zgjedhur është një PDF, në skedën e shfletuesit do të shihni të shfaqet dokumenti PDF i librit të referencës, të cilin mund ta ruani në kompjuterin tuaj duke klikuar në butonin e duhur (ai me shigjetën drejtuar poshtë ose disketa), i pranishëm në ekran.

Në fillim të librit mund të gjeni gjithashtu një faqe të shkruar nga Google me informacion mbi vëllimin në fjalë, udhëzimet për përdorimin e tij dhe disa informacione në lidhje me Google Books dhe misionin e tij.

Nëse në vend të butonit për shkarkimin e librit falas ka një me çmimin ose fjalët Merr librin/Prendi il libro/Get book, padyshim që është një tekst mbi të cilin zbatohet e drejta e autorit ose në çdo rast nuk disponohet në versionin dixhital, prandaj nuk është e mundur të shkarkoni atë në kompjuter. Megjithatë, ju mund të konsultoni informacionin e disponueshëm duke klikuar mbi artikullin në fjalë. Më pas do të shihni seksionet Blej versionin dixhital/Acquista versione digitaleBli versionin e printuar/Acquista versione stampata dhe Mer hua/Prendi in prestito për të kërkuar vëllimin në një bibliotekë.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Megjithatë, ju mund të lexoni informacionin në lidhje me librin e zgjedhur ose një ekstrakt prej tij direkt nga shfletuesi. Nëse kjo mund të jetë e dobishme për ju, do të doja të theksoja se të gjithë librat që keni konsultuar, shkarkuar ose kërkuar janë të dukshëm në bibliotekën tuaj personale në Google Books. Për të hyrë në të, shkoni në faqen kryesore të shërbimit dhe klikoni në lidhjen Permbledhja ime/La mia raccolta në fund.

Si te shkarkosh libra falas nga Google Books: Nga telefoni

Si te shkarkosh libra falas nga Google Books

Nëse jeni të interesuar të kuptoni se si të shkarkoni libra nga Google Books falas duke përdorur telefonin dhe tabletin, atehere gjithçka që duhet të bëni është të nisni aplikacionin e shfletuesit që përdorni zakonisht nga celulari për të lundruar në internet (prsh. Chrome ose Safari), vizitoni faqen kryesore të shërbimit dhe shkruani, në fushën e kërkimit që ndodhet në qendër, titullin ose fjalët kyçe që lidhen me librin e interesit tuaj, pas së cilës duhet të shtypni butonin me xham zmadhues që ndodhet në të djathtë.

Pasi të shfaqen rezultatet e kërkimit, zgjidhni atë që lidhet me librin e interesit tuaj (ato të disponueshme për shkarkim duhet të shënohen me lidhjen Lexo/Leggi/Read) dhe lexuesi i duhur në internet do të hapet. Pastaj, zgjidhni formulimin Merr librin/Prendi il libro/Get book poshtë djathtas dhe më pas lidhjen Shkarko/Scarica/Download [formati i skedarit] që gjeni në ekranin tjetër.

Nëse kërkohet, shkruani karakteret e shfaqura në ekran në kutinë e duhur dhe jepni pëlqimin për shkarkimin. Nëse keni zgjedhur të shkarkoni një libër në formatin PDF, ai do të hapet drejtpërdrejt në dritaren e shfletuesit dhe mund ta ruani në pajisjen tuaj nëpërmjet menusë së ndarjes/share dhe pastaj te zgjidhni shkarkimin.

Pjesa tjetër e indikacioneve, në këtë pikë, janë të njëjtat që ju kam dhënë tashmë për versionin kompjuterik në kapitullin e mëparshëm. Nuk ka asnjë ndryshim, përveç se klikimet e ma maus duhet të zëvendësohen me shtypjet me gisht.

Në telefonat inteligjentë dhe tabletët është e mundur gjithashtu qe të shkarkoni libra nga Google Books falas duke përdorur aplikacionin Google Play Books, i disponueshëm ne Play Store per Android (duhet të jete i parainstaluar në pajisjet Android të pajisura me shërbimet e Google, por përndryshe është e mundur ta shkarkoni me pas) dhe në App Store per iPhone /iPadOS.

Për të përdorur aplikacionin Google Play Books/Libri, shkarkoni dhe instaloni atë në pajisjen tuaj (nëse është e nevojshme) duke ndjekur procedurën e zakonshme, më pas hapeni atë, identifikohuni me llogarinë tuaj të Google/Gmail nëse kërkohet dhe shtypni xham zmadhues në pjesën lart djathtas të ekranit të shfaqur, më pas shkruani titullin e librit që ju intereson dhe filloni kërkimin.

Në ekranin tjetër, zgjidhni titullin e librit të referencës, më pas nëse është një libër elektronik i shkarkueshëm falas, do të gjeni butonin Lexo/Leggi/Read. Shtypni atë dhe procedura e shkarkimit do të fillojë menjëherë. Ndërkohë, mund të filloni të lexoni librin nga ekrani i pajisjes që po përdorni, përmes lexuesit që ju shfaqet automatikisht.

Të gjithë librat e shkarkuar ruhen si skedarë ePub në bibliotekën tuaj të të Google Play Books. Për të hyrë në të, kthehuni në ekranin kryesor të aplikacionit, prekni fjalën Koleksion/Raccolta që ndodhet në fund të ekranit dhe zgjidhni librin elektronik të interesit tuaj nga lista e propozuar.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Nëse dëshironi, mund të hiqni gjithashtu shkarkimet dhe të lini vetëm linkun e librave për t’i konsultuar ato nëpërmjet internetit. Për ta bërë këtë, shtypni butonin me tre pikat e vendosura në kopertinën e librit dhe zgjidhni opsionin Hiq shkarkimin/Rimuovi download nga menuja që shfaqet.

Nëse pas zgjedhjes së një libri të caktuar nuk e shihni të shfaqet butoni i leximit, por shfaqet butoni Lexo pamjen paraprake/Leggi anteprima, kjo do të thotë se ai është një libër me pagesë. Megjithatë, ju mund të shkarkoni një ekstrakt pa kosto duke shtypur butonin në fjalë dhe ta lexoni siç e tregova më lart, pa pasur nevojë të blini të gjithë librin.