Si funksionon Airbnb

Si funksionon Airbnb

Airbnb eshtë nje sherbim online që ju lejon të rezervoni shtepi dhe te publikoni lajmerime/oferta per shtepi qe deshironi te jepni me qera, per njerez te interesuar nga e gjithe bota. Ai eshte me i lire se hotelet dhe ju lejon te organizoni udhetimin tuaj sipas preferencave. Ne kete udhezues do te shpjegojme se si funksionon Airbnb, duke ju treguar te gjitha hapat per te mesuar ta perdoresh ne menyre sa me efikase.

Per tu futur ne te gjitha funksionet e platformes, thjesht krijoni llogarinë tuaj falas, kërkoni lajmerimin që i përshtatet më mirë nevojave tuaja dhe kontaktoni hostin/pritesin/pronarin, domethen personin që ofron mikpritje. Pagesa bëhet në mënyrë të sigurt, përgjithësisht me kartë krediti, dhe trajtohet nga Airbnb, e cila e mban atë të ngrirë deri në 24 orë pas check-in, në mënyrë që të mbrojë si pritësin/host ashtu edhe mysafirin/guest.

Ka shumë lloje akomodimesh që mund të gjenden në Airbnb: nga dhoma super të lira të destinuara për përdorim të përbashkët nga disa njerëz, deri në shtepi te medha të lëna në dispozicion te nje personi. Per me teper lexoni me poshte.

Permbajtja

Si funksionon Airbnb

Tani le te futemi ne detaje dhe te shpjegojme se si funksionon Airbnb, duke filluar nga regjistrimi, rezervimi, publikimi i ofertave/lajmerimeve e me radhe.

Si te regjistrohesh ne Airbnb

Si funksionon Airbnb

Për t’u regjistruar në Airbnb, lidhuni me faqen kryesore të shërbimit dhe klikoni në artikullin Regjistrohu/Registrati që ndodhet lart djathtas. Tani zgjidhni nëse do të krijoni llogarinë tuaj nëpërmjet FacebookGoogle ose të regjistroheni me adresën tuaj të emailit; plotësoni formularin që ju propozohet dhe klikoni në butonin Regjistrohu/Registrati për të përfunduar krijimin e llogarisë tuaj.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Të dhënat që duhet të futni janë: emri, mbiemri, emaili, fjalëkalimi dhe data e lindjes. Nëse nuk dëshironi të merrni newsletter e Airbnb, hiqni shenjën nga Vorrei ricevere coupon, promozioni, sondaggi e aggiornamenti via email su Airbnb e i suoi partner.

Në fund të procesit të regjistrimit ju duhet të konfirmoni identitetin tuaj duke klikuar në lidhjen e verifikimit që ju është dërguar me email dhe duhet të shtoni një mënyrë të vlefshme pagese (d.m.th. një kartë krediti) në llogarinë tuaj, në mënyrë që të mund të rezervoni shtepi kudo ne bote.

Për të shtuar një mënyrë të re pagese në llogarinë tuaj, vendosni kursorin e miut në foton e profilit që ndodhet lart djathtas dhe zgjidhni Cilësimet e llogarisë/Impostazioni account nga menuja që shfaqet. Në faqen që hapet, zgjidhni artikullin Metodat e pagesës/Metodi di pagamento nga shiriti anësor i majtë, shtypni butonin Shto një mënyrë pagese/Aggiungi un metodo di pagamento dhe plotësoni formularin që ju propozohet me detajet e kartës suaj të kreditit/debit.

Kur rezervoni një akomodim, mund të zgjidhni nëse do të paguani me kartën e kreditit të lidhur me profilin tuaj, me një llogari PayPal (duke hyrë në llogarinë tuaj) ose me një nga mënyrat e tjera të pagesës të mbështetur nga shërbimi. Në disa vende është gjithashtu e mundur të paguhet me Apple Pay dhe Google Wallet.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Nëse keni marrë një ftesë për t’u bashkuar me Airbnb nga një mik, përdorni linkun e tij për të hyrë në faqen kryesore të shërbimit dhe do të merrni një bonus për ta përdorur në udhëtimin tuaj të parë.

Pasi të regjistroheni në Airbnb, mund të krijon link me ftesa duke shkuar te cilësimet/impostazioni në llogarinë tuaj, duke klikuar në artikullin Scrivania që ndodhet lart majtas dhe duke shtypur butonin Kreditet e udhëtimit/Crediti di viaggio. Për çdo mik të regjistruar në Airbnb që përdor shërbimin (dmth që bën një rezervim përmes faqes) ju merrni 20 euro kredite udhëtimi që do të bëhen 65 nëse miku bëhet host.

Si te rezervosh ne Airbnb

Si funksionon Airbnb

Në këtë pikë mund te themi se keni ide më të qarta se si funksionon Airbnb. Per te mesuar me shume, te shikojme se si behet nje rezervim.

Për të gjetur akomodim në çdo pjesë të botës, lidhuni me faqen kryesore të Airbnb dhe shkruani informacionin e mëposhtëm: vendin e destinacionit, datën e mbërritjes/arrivo dhe datën e nisjes/partenza (duke klikuar në ikonën me kalendar) dhe numrin e personave bashke me ju (duke shtypur ikonën me burrat e vegjel).

Pasi të bëhet kjo, do t’ju shfaqen të gjitha ofertat që përputhen me kërkimin tuaj. Çdo oferte shoqërohet me informacion të detajuar për llojin e akomodimit të ofruar, datat e disponueshme, çmimet e qëndrimit dhe fotot e apartamentit/dhomës. Në total, mund të gjeni tre lloje të ndryshme akomodimi:

  • Shtëpi të tëra: Këto janë shtëpi krejtësisht të disponueshme për mysafirët. Ideale për ata që udhëtojnë bashke me njerëz të tjerë, çmimi i tyre mund të jetë i lartë.
  • Dhomat private: Këto janë dhoma private brenda apartamenteve ku jetojnë njerëz të tjerë. Ato janë ideale për udhëtarët beqarë, kryesisht në kërkim të një nate qëndrimi dhe nuk duan të shpenzojnë shumë.
  • Dhomat e përbashkëta: Këto janë dhoma që i ndani me njerëz të tjerë. Zgjidhja ideale për ata që së pari shikojnë kursimet dhe synojnë të përfitojnë nga përvojat e tyre të udhëtimit për të njohur njerëz të tjerë.

Nëse nuk jeni në gjendje të gjeni menjëherë një oferte të interesit tuaj, përdorni filtrat e kërkimit në krye për të treguar llojin e dhomës, numrin e shtretërve në dispozicion, shërbimet e ofruara, etj. Nëse preferoni, mund t’i shikoni gjithashtu rezultatet e kërkimit drejtpërdrejt në hartë, qe ju shfaqet në anën e djathtë të faqes.

Përsa i përket çmimeve, ato varen nga netet e qendrimit dhe shpesh ndryshojnë sipas numrit të njerëzve që do të priten (përgjithësisht sa më shumë njerëz të ketë, aq më shumë paguani). Përveç kësaj, duhet marrë parasysh qe të siguroheni që kostot e shërbimit Airbnb, domethen shuma e parave që Airbnb mban për vete, të përfshihen ne cmimin e treguar në oferte (zakonisht ky është rasti). Më pas duhet të vlerësoni kostot shtesë për shkak të pastrimit të banesës dhe shërbimeve të tjera shtesë që mund të ofrohen nga pritësi. Gjithsesi, gjithçka tregohet mjaft qartë në oferte/lajmerim.

Për të bërë një rezervim, mund t’i dërgoni një mesazh hostit ose, nëse përdoruesi e ka parashikuar këtë mundësi, të klikoni në butonin Rezervoni/Prenota dhe të përfundoni menjëherë procedurën.

Nëse nuk jeni me nxitim, ju rekomandoj t’i dërgoni një mesazh pritësit (duke klikuar në butonin Kontaktoni pritësin/Contatta l’host në fund të faqes së ofertes) dhe prezantohuni shkurtimisht duke shpjeguar arsyet pse dëshironi të qëndroni në apartamentin e zgjedhur/dhomë. Pritësi do të përgjigjet, përgjithësisht brenda 24 orëve, duke ju thënë nëse e kanë pranuar apo jo kërkesën tuaj. Në rast pranimi ju mund të bëni rezervimin tuaj direkt me email.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Përndryshe, ju mund të zgjidhni datat e hyrjes dhe daljes në menutë rënëse dhe klikoni në butonin Dërgo një kërkesë/Invia una richiesta për të kërkuar disponueshmërinë e akomodimit pa dërguar një mesazh të personalizuar.

Pagesa është e menjëhershme. Për arsye sigurie, Airbnb i merr paratë per rezervimin në momentin e kërkesës. Shuma mbetet e ngrirë deri në 24 orë pas checkin-it në apartament, për të mbrojtur të zotin dhe të ftuarin në rast mashtrimi. Nëse rezervimi refuzohet ose anulohet, paratë natyrisht do të kthehen.

Pritësit/host gjithashtu mund të kërkojnë verifikimin e llogarive/account të mysafirëve. Kjo procedurë konsiston në verifikimin e identitetit të përdoruesit duke lidhur një llogari sociale me Airbnb, duke dërguar një dokument identiteti dhe duke shtuar një numër telefoni në profilin e tij.

Në fund të qëndrimit tuaj, është e rëndësishme që t’i tregoni komunitetit të Airbnb se si e keni gjetur veten në shtëpinë ose dhomën ku keni qëndruar. Kjo behet duke shkruar një vleresim/recensione. Duke u lidhur me faqen e ofertes që keni përdorur për rezervimin tuaj, mund të lini një vleresim dhe të njoftoni botën nëse e rekomandoni ose jo hostin me të cilin kishit të bënit. Nëse është e mundur, shkruani komentin tuaj në anglisht në mënyrë që shumë njerëz ta kuptojnë atë.

Shënim: Nëse është e nevojshme, mund t’i ndryshoni ose anuloni rezervimet tuaja duke shkuar te menuja Udhëtimet e tua/I tuoi viaggi (në të cilën mund të hyni pas hapjes së cilësimeve të llogarisë tuaj) dhe duke klikuar në butonin Modifica/Cancella që ndodhet pranë rezervimit që kishit bërë më parë.

Si te publikosh nje lajmerim/oferte ne Airbnb

Si funksionon Airbnb

Tani te shikojme se si funksionon Airbnb në anën e pritësit/host. Pasi të regjistroheni ne shërbim, klikoni në artikullin Bëhuni një host/Diventa un host që gjeni në krye dhe plotësoni formularin që ju propozohet. Ju duhet të tregoni se çfarë lloj akomodimi (apartament, shtëpi, bed and breakfast, etj) dhe çfarë lloj dhome (shtëpi të tërë, private ose të përbashkët) ju ofroni mysafirëve, numrin maksimal të njerëzve që mund të strehoni dhe qytetin ku ndodheni.

Më pas duhet të klikoni në artikullin Pubblica il tuo annuncio që gjeni në seksionin Affitta il tuo spazio in più, klikoni në Inizia a ospitare dhe shkruani të gjithë informacionin e kërkuar: numrin e shtretërve dhe banjove në dispozicion, adresën e saktë të shtëpisë, shërbimet e ofruara (p.sh. TV, internet, ajër të kondicionuar), çmimet e kështu me radhë.

Për të krijuar një oferte/lajmerim profesional, duhet të përshkruani në mënyrë bindëse (por 100% realiste) apartamentin ose dhomën që ofroni. Duhet ta mbani vazhdimisht të përditësuar kalendarin me datat në të cilat akomodimi është i disponueshëm dhe duhet të publikoni shumë foto të bukura. Mund të futni deri në 24 imazhe. Sigurohuni që të jenë të gjitha të bukura, të ndritshme dhe mbi të gjitha, që mund të përfaqësojnë më së miri dhomën/shtëpinë që ju vini në dispozicion të mysafirëve. 

Publikimi i lajmerimit/ofertes është falas (Airbnb mer para vetëm kur bëhet një rezervim), ju mund të vendosni se cilat mënyra pagese të pranoni dhe nëse do të aktivizoni ose jo funksionin e rezervimit të menjëhershëm. Pasi të keni pritur dikë, mos harroni të lidheni me profilin e tyre në Airbnb dhe të shkruani një vleresim/recensione/review, kjo do t’i ndihmojë hostët e tjerë në zgjedhjen e mysafirëve të tyre.

Si te perdoresh Airbnb nga telefoni

Si funksionon Airbnb

Përveç përdorimit të një shfletuesi ne internet, Airbnb është gjithashtu i aksesueshëm përmes aplikacionit të dedikuar të disponueshëm për Android dhe iOS. Përdorimi i aplikacionit është praktikisht i ngjashëm me atë të versionit desktop të shërbimit, prandaj janë të vlefshme edhe udhezimet që ju kam dhënë në rreshtat e mëparshëm se si funksionon Airbnb nëse preferoni ta përdorni këtë të fundit nga telefoni ose tableti.

Nëse keni një telefon ose tablet të pajisur me Android, mund ta merrni app Airbnb përmes Play Store. Hapni Play Store, më pas shtypni ikonën e xhamit zmadhues që ndodhet lart djathtas, shkruani airbnb në fushën përkatëse në ekran, zgjidhni emrin e aplikacionit nga rezultatet e kërkimit dhe shtypni butonat Instalo dhe Prano për të instaluar Airbnb për Android në pajisjen tuaj.

Nëse keni një iPhone ose një iPad, për të shkarkuar app Airbnb, gjithçka që duhet të bëni është të hapni App Store, shtypni në skedën Kërko/Cerca/Search që ndodhet poshtë djathtas, shkruani airbnb në fushën përkatëse në ekran dhe shtypni butonin cerca/search të bashkangjitur në tastierë.

Më pas zgjidhni ikonën e aplikacionit nga rezultatet e kërkimit, shtypni butonin Get/Install dhe shkruani fjalëkalimin e Apple ID tuaj për ta instaluar Airbnb për iOS në pajisjen tuaj.

Ne rast problemesh

Edhe pse keni ndjekur me përpikëri udhëzimet se si funksionon Airbnb, por prap keni dyshime, atehere mund te konsultohuni menjëherë me Qendrën e Ndihmës së shërbimit dhe shikoni nëse mund ta zgjidhni në këtë mënyrë.

Duke përdorur shiritin e kerkimit Fai una domanda o una ricerca vendosur në qendër të faqes, mund të shtypësh fjalën referuese ose fjalët kyçe të problemit dhe të shikosh zgjidhjet e mundshme për këtë gjë, ndërsa në anën e majtë do të gjesh të gjitha temat kryesore.

Persa i përket problemeve specifike që lidhen me rezervimet, mund të përdorni seksionet Il tuo viaggio dhe Consigliati per te që i gjeni në qendër të faqes, ndërsa për gjërat që lidhen kryesisht me pagesat mund të klikoni në butonin Vizitoni Gjeni Zgjidhjet/Visita il Trova Soluzioni e pranishme nën titullin Dëshiron të dërgosh apo të kërkosh një pagesë?/Vuoi inviare o richiedere un pagamento?. Kjo ishte e gjitha.