Cfar eshte adresa IP

Cfar eshte adresa IP

Ne kete udhezues do te shpjegojme se cfar eshte adresa IP dhe se si funksionon ajo. Do te flasim gjithashtu per llojet e ndryshme qe ekzistojne, si dhe menyrat qe mund te ndjekesh per te gjetur adresen tende IP online ose direkt nga kompjutri/telefoni. Per te gjitha detajet vazhdoni lexoni me poshte.

Permbajtja

Cfar eshte adresa IP

Cfar eshte adresa IP

Adresa IP është një adresë unike numerike që identifikon cdo pajisje në internet ose në një rrjet lokal. IP eshte akronim i Internet Protocol, e cila bashke me nje grup rregullash, rregullojnë trasmetimin e te dhenave ne internet. Ne kete menyre eshte e mundur qe te dallosh cdo paisje qe lidhet me internetin, si dhe te gjesh vendodhjen gjeografike te saj.

Adresa IP është një varg numrash të ndarë me pika dhe perbehet nga grupe prej katër numrash, për shembull 154.201.3.96, secili prej të cilëve mund të shkoje nga 0 në 255. Domethen ato shkojne nga 0.0.0.0 në 255.255.255.255.

Adresat IP nuk janë caktuar rastësisht por krijohen matematikisht dhe shpërndahen përmes autoritetit IANA, një divizion i korporates qe cakton emrat dhe numrat ICANN.  Sa herë që dikush regjistron një domain në internet per te ndertuar nje website, perdoret një shërbim per regjistrimin e emrit të domain-it, i cili i paguan ICANN një shumë të vogël për ta regjistruar.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Si funksionon adresa IP

Tani qe mesuam se cfar eshte adresa IP, le te shikojme se si ajo funksionon.

Protokolli i Internetit funksionon si çdo gjuhë tjetër, domethënë përdor një grup udhëzimesh të paracaktuara për të shkëmbyer informacion. Të gjitha pajisjet e përdorin këtë protokoll për të gjetur, dërguar dhe shkëmbyer informacione me pajisje të tjera të lidhura ne internet. Duke folur të njëjtën gjuhë, të gjithë kompjuterët mund të komunikojnë me njëri tjetrin pavarësisht vendndodhjes.

Adresat IP perdoren keshtu: Si fillim pajisja juaj lidhet indirekt me internetin, fillimisht duke u lidhur me një rrjet të lidhur me internetin, i cili më pas i jep akses në internet pajisjes tuaj. Ky mund të jetë Ofruesi i Shërbimit të Internetit (ISP) me te cilin keni bere oferten.

Ne kete rast Adresa IP i është caktuar pajisjes tuaj nga ISP, domethen nga sherbimi qe ju ofron internetin. Gjithcka ju beni ne internet kalon përmes ISP-së tuaj, i cili ridrejton trafikun në pajisjen tuaj duke përdorur adresën tuaj IP. Për të qenë në gjendje t’ju ofrojë akses në internet, ISP-ja juaj duhet të caktojë gjithashtu një adresë IP per pajisjen tuaj.

Kjo e fundit mund të ndryshojë, për shembull nëse ndizni ose çaktivizoni modemin ose ruterin, gjithashtu nese kontaktoni ISP-në tuaj për t’i kërkuar që ta ndryshojnë atë.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Ne fakt kur ndodheni larg shtepise ku keni dhe internetin dhe e mbani telefonin me vete, adresa juaj e zakonshme IP ndryshon, sepse përdorni një rrjet tjeter Wifi ose me kabull, ISP-ja e te cilit ju cakton një adresë tjetër IP të përkohshme. Ky proces përfshin përdorimin e llojeve të ndryshme të adresave IP, të cilat do ti shpjegojme më poshtë sipas radhes.

Llojet e adresave IP

Tani qe mesuam se cfar eshte adresa IP, te shikojme llojet qe ekzistojne. Ka kategori të ndryshme adresash IP, dhe brenda secilës kategori ka lloje të ndryshme adresash qe i perbejne.

Ne fakt cdo personi ose biznesi me një plan shërbimi interneti i caktohen dy lloje adresash IP, përkatësisht një adresë IP private dhe një adresë IP publike. Fjalet publike dhe private i referohen vendndodhjes në lidhje me rrjetin, d.m.th. adresa IP private përdoret brenda një rrjeti, ndërsa ajo publike përdoret jashtë rrjetit.

  • Adresat IP private eshte nje adresë qe i caktohet çdo pajisjeje që lidhet me një rrjet, duke përfshirë kompjuterët, telefonat dhe tabletët, por edhe për pajisjet Bluetooth si altoparlantët, televizoreve smart etj. Ruteri ka nevojë për një metodë për të identifikuar pajisjet veç e veç dhe shumë prej tyre kanë nevojë për një metodë për të njohur të tjerat. Prandaj ruteri gjeneron një seri adresash IP private, të përbëra nga identifikues unikë që lejojnë çdo pajisje të dallohet në rrjet.
  • Adresat IP publike është adresa kryesore e lidhur me të gjithë rrjetin tuaj. Përveçse ka adresën e vet IP, çdo pajisje lidhet edhe me adresën IP kryesore të rrjetit tuaj. Si tham edhe me siper adresa IP publike caktohet nga ISP. ISP-të zakonisht kanë një grup të madh adresash IP për t’u shpërndarë te klientët. Adresa juaj IP publike është ajo që përdoret nga të gjitha pajisjet jashtë rrjetit tuaj për ta njohur atë në internet.

Adresat IP publike mund të jenë të dy llojeve, domethënë statike dhe dinamike.

Adresat IP dinamike ndryshojnë automatikisht dhe rregullisht. ISP-të blejnë një grup të madh adresash IP, të cilat ua caktojnë automatikisht klientëve të tyre. Periodikisht, ata caktojnë adresa të reja dhe i vendosin të vjetrat përsëri në grup për t’i vënë ato në dispozicion të klientëve të tjerë. Kjo duhet të lejojë ISP-në të kursejë kostot. Kjo ofron gjithashtu disa përfitime sigurie, pasi ndryshimi i adresës suaj IP parandalon keqdashesit qe te futen ne rrjetin tuaj.

Adresat IP statike mbeten të pandryshuara. Pasi caktohet nga rrjeti, adresa IP mbetet konstante. Per shembull bizneset që kërkojnë të kene server të tyret, të kesh një adrese IP statike është thelbësore. Një adresë IP statike garanton caktimin e adresave IP të qëndrueshme në faqet e internetit të lidhura dhe adresat e postës elektronike, dhe kjo është thelbësore për të lejuar pajisjet e tjera t’i gjejnë ato rregullisht në internet.

Adresat IP te faqeve te internetit

Tani te shikojme se cfar eshte adresa IP per faqet e internetit. Për ata qe menaxhojne website dhe nuk kane server te tyret por përdorin një paketë web hosting, ekzistojnë dy lloje adresash IP për faqet e internetit, përkatësisht adresa të përbashkëta dhe të dedikuara.

  • Adresat IP të përbashkëta domethen shume site interneti perdorin te njejten adrese IP duke e ndare ate me njera tjetren.
  • Adresa IP të dedikuara jane ne rastet kur serveri ofron adresa te ndryshme IP, te cilat mund te blehen dhe caktohen ne menyre specifike per secilin site te ndertuar. Kjo gjithashtu ju lejon qe te futeni ne sitin tuaj te internetit duke futur direkt adresen IP ne shiritin ku shkruhet URL, pa pasur nevojen e shkrimit te domainit.

Si te gjesh adresen tende IP online

Cfar eshte adresa IP

Mënyra më e lehtë për të gjetur adresën IP publike të ruterit tuaj është të shkruani what is my ip adress? në Google. Ne pak caste do shikoni pergjigjen.

Gjithashtu per te pare adresn tuaj publike mund te perdorni faqe si si WhatIsMyIP dhe IPLocation, te cilat mund t’ju tregojne edhe emrin e qytetit se ku ndodhet sherbimi qe ju ofron internetin, por jo ate te paisjes aktuale.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Si te gjesh adresen tende IP nga paisja

Në Windows mund te veproni nga vija e komandes/Comand Prompt. Hapeni kete te fundit duke shtypur cmd ne shiritin e kerkimit ne Windows (poshte manjaz) dhe zgjidhni rezultatin e pare duke i klikuar. Ne dritaren qe hapet shkruani ipconfig dhe shtypni enter ne tastiere. Tani do ju shfaqen te gjitha te dhenat e kerkuara dhe prane ipv4 do gjeni IP tuaj.

Cfar eshte adresa IP

Në Mac mjafton qe te hyni në preferencat e sistemit/preferenze sistema dhe aty duhet te zgjidhni rrjetin dhe informacionet do te shfaqen.

Në iPhone shkoni te cilësimet/impostazioni (rrota e ingranazhit) dhe zgjidhni Wi-Fi nga menuja qe hapet. Tani klikoni në (i) qe ndodhet pranë rrjetit me të cilin jeni lidhur. Adresa IP duhet të shfaqet në skedën DHCP.

Për të parë adresat IP të pajisjeve të tjera të lidhura me rrjetin tuaj, hyni në ruter. Mënyra se si futeni në ruter varet nga marka dhe programi që përdorni. Zakonisht, për të hyrë në ruter është e nevojshme të shkruani në një shfletues (prsh Chrome) adresën IP të një porte në të njëjtin rrjet. Pasi të bëhet kjo, duhet të jeni në gjendje të shikoni listen e paisjeve te lidhura dhe adresat e tyre IP. Per me shume detaje mbi menyren se si te gjesh adresen IP ne paisje te ndryshme, lexoni udhezuesin: si te gjesh adresen IP.

Shpresojme qe ky udhezues ku shpjegojme se cfar eshte adresa IP te kete qene i pershtatshem per ju dhe t’ju kete dhene te gjithe informacionin e nevojshem.