Si te gjesh ndryshosh fjalekalimin e harruar ne eAlbania

Si te gjesh / ndryshosh fjalekalimin e harruar ne eAlbania

Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te gjesh/ndryshosh fjalekalimin e harruar ne eAlbania. Ne fakt mund te ndodhe qe te kesh harruar fjalekalimin per tu futur ne eAlbania, por kjo nuk eshte arsye per tu shqetesuar sepse portali ofron mundesine e rekuperimit dhe ndryshimit te fjalekalimit. Me poshte do ju tregojme hap pas hapi se si te veproni.

Permbajtja

Dokumentat e nevojshem

Per te perfunduar me sukses proceduren e rekuperimit/ndryshimit te fjalekalimit te harruar ne eAlbania ju nevoiten:

  1. pasaporta ose karta e identitetit (per te pare numrin personal/NUIS)
  2. pergjigja e pyetjes se sigurise qe keni futur kur jeni regjistruar ne fillim
  3. email dhe numri i telefonit qe keni futur kur jeni regjistruar ne fillim

Nese keni siguruar keto te dhena atehere mund te fillojme me shpjegimin ne dataje se si te gjesh/ndryshosh fjalekalimin e harruar ne eAlbania.

Si te gjesh ndryshosh fjalekalimin e harruar ne eAlbania

Hapi i pare qe duhet te beni eshte te shkoni te portali eAlbania nga kompjutri ose telefoni juaj duke klikuar ketu. Ne faqen qe do ju shfaqet shtypni mbi fjalen Hyr, e cila ndodhet siper ne telefon ose siper djathtas ne kompjuter.

Si te gjesh ndryshosh fjalekalimin e harruar ne eAlbania

Tani do ju shfaqet nje faqe tjeter tek e cila do ju duhet te zgjidhni menyren e identifikimit midis, qytetar, biznes dhe administrata. Ne kete pike zgjidhni Qytetar per tu futur ne portal si qytetar i thjeshte.

Si te gjesh ndryshosh fjalekalimin e harruar ne eAlbania

Tani do gjendeni ne faqen Identifikimi, ku normalisht, do futeshit ne portal duke perdorur numrin personal dhe fjalekalimin. Duke pare qe fjalekalimin e keni harruar, atehere shtypni mbi fjalet Keni harruar fjalekalimin tuaj?.

Si te gjesh ndryshosh fjalekalimin e harruar ne eAlbania

Tani do ju hapet faqa Konfirmoni identitetin tuaj per te ndryshuar fjalekalimin. Ne fushen Numri i identifikimit NID/NUIS shkruani numrin tuaj personal qe gjeni ne pasaporte ose karten e identitetit.

Si te gjesh ndryshosh fjalekalimin e harruar ne eAlbania

Pastaj shtypni butonin Vazhdo.

Si te gjesh ndryshosh fjalekalimin e harruar ne eAlbania

Pak me poshte do ju shfaqet fusha me pyetjen e sigurise brenda saj. Nuk ju ngelet vecse te shtypni mbi te dhe te shkruani pergjigjen e pyetjes se sigurise, domethen pergjigjen qe i keni dhene pyetjes se sigurise kur jeni regjistruar ne fillim. Pastaj shtypni fjalet Ndrysho Fjalekalimin.

Si te gjesh ndryshosh fjalekalimin e harruar ne eAlbania

Ne kete pike, siper faqes, do ju shfaqet nje mesazh i cili thote se Fjalekalimi u ndryshua me sukses dhe se fjalekalimi i ri u dergua ne email-in tuaj. Mos e mbyllni faqen sepse ketu duhet te fusni numrin personal (ne fushen e pare) dhe kodin 4 shifror (ne fushen e dyte), qe eAlbania ju ka derguar ne email (ose numerin e telefonit te regjistruar ne portal), pastaj duhet te shtypni butonin Hyr.

Prandaj futuni ne email-in me te cilin jeni rregjistruar ne eAlbania dhe shkoni te posta hyrese per te gjetur email e mare nga robot@e-albania.gov.al. Hapeni ate dhe prane fjaleve: fjalekalimi juaj ka ndryshuar do gjeni nje kod 4 shifror te cilin do ju duhet ta fusni ne fushen e kerkuar qe pame pak me siper.

Si perfundim, pasi te keni shtypur butonin hyr, do ju shfaqet faqa qe thote: ju duhet te ndryshoni fjalekalimin perpara se te vazhdoni me identifikimin; ju lutemi vendosni fjalekalimin me poshte. Tani ne fushen Fjalekalimi i ri shkruani nje fjalekalim te ri te perbere nga shkronja te medha dhe te vogla, gjithashtu dhe nga numra, me qellim qe te jete e veshtire qe dikush tjeter ta gjej.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Pastaj ne fushen Konfirmoni fjalekalimin e ri, rishkruani serish fjalekalimin e ri qe futet me siper, duke bere kujdes qe te mos e ngaterroni. Nuk ju ngelet gje tjeter vecse te shtypni butonin Hyr per tu futur ne eAlbania dhe per te ndryshuar dhe patur nje fjalekalim te ri, te cilin do ta perdorni per tu futur heren tjeter ne portal.

Kur nuk kujtoni as fjalekalim dhe as email te eAlbania

Nese nuk kujtoni as fjalekalimin dhe as email me te cilin jeni regjistruar ne eAlbania atehere nuk ju ngelet gje tjeter vecse te kontaktoni me stafin per te kerkuar ndihme.

Ju mund ta beni kete duke i derguar email eAlbania-s ne adresen helpdesk@e-albania.al Aty duhet te shkruani emrin, mbiemrin, numrin personal dhe gjithashtu arsyet pse nuk mund te futeni ne portalin eAlbania. Stafi do ju drejtoj, duke ju treguar se cfar dokumentash dhe hapash duhet te ndiqni per te tu identifikuar dhe futur serish ne llogarine tuaj te eAlbania.